Në muajin mars pensionet do të rriten për 8.4% në Maqedoninë e Veriut

Sipas vendimit të Qeverisë së RMV-së nga marsi 2022 për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, pensionet në muajin mars do të rriten për 8.4%, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për sigurim pensional dhe invalidor parasheh një mënyrë të re të harmonizimit së pensioneve, ku për llogaritjen e harmonizimit së pensioneve merren parasysh rritja e kostos së jetesës dhe rritja e pagës mesatare.

Kjo metodë e harmonizimit të pensioneve mundëson një rritje reale të pensioneve në raport me pagat, pra me rritjen e pagës mesatare, do të vazhdojnë të rriten edhe pensionet.

Korrigjimet e pensioneve bëhen sipas lëvizjes së indeksit të kostos së jetesës në vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në Maqedoni në vlerë prej 50%”, thonë nga MPPS.

Nga atje njoftojnë se harmonizimi i pensioneve të shtatorit që u paguan me modelin e kombinuar 50% rritje të pagës mesatare dhe 50% rritje të kostos së jetesës, pra përshtatja ishte në masën 6.8% (rritja në paga 6.6% dhe rritja e kostos së jetesës 6.9%) me të cilën pensioni mesatar u rrit nga 16.348 denarë në 17.666 denarë.

Harmonizimi i pensioneve të muajt mars sipas metodologjisë do të rritet për 8.4% (rritja e pagave 6.1% dhe rritja e shpenzimeve për jetesë 10.6%), me çka pensioni mesatar do të rritet nga 17.666 në 19.150 denarë”, thuhet në njoftimin e MPPS.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share