Të gjithë të sillen siç u ka hije, me moral dhe etikë në kohë krize, porositi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, duke u drejtuar në veçanti kompanive dhe partive politike. Sipas tij, qeveria nuk do të lëshojë pe në lidhje me ngrirjen e çmimeve. Ai u ankua se kompanitë nuk e respektuan marrëveshjen me çka përfitonin nga subvencionimi i rrymës elektrike.
“Nuk u zbatua marrëveshja ashtu siç u morëm vesh prandaj kemi ngrirje të çmimeve për një periudhe dhe kurrë nuk do të ketë energji elektrike të subvencionuar. Do vazhdojml të marrim masa derisa të stabilizohen çmimet”, tha Bytyqi duke folur për kompanitë që nuk e respektuan vendimin e qeverisë për mosrritje të çmimeve./KlanMacedona