Në Klan Debat duke folur për rritjen e pagës minimale, zv.kryeministri Fatmir Bytyqi ka thënë se kjo është një lajm i mirë për qytetarët.
“Një padrejtësi që i është bërë qytetarëve tanë ishte trajtimi joadekuat dhe mosmarrja e pagës së dinjitetshme. Dalëngadalë po e përmirësojmë… “, tha Bytyqi.
Ai sqaroi edhe rritjen lineare që do të bëhet tek pagat tjera në sektorin publik.
“Rritja e pagës minimale në vend definohet me ligj. Është 20.175 denarë. Në sektor publik është qeveria do të vendosë se çka do të bëhet me pagat tjera. Të gjithë nënpunësit administrativ do të marrin do të marrin rritje linerare aq sa është rritja e pagës minimale”, sqaroi Bytyqi./KlanMacedonia