Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi shprehet optimist në lidhje me punimet në pojektet e Korridorit 8 dhe atij 10 D.
“Më në fund do fillojmë të veprojmë ashtu si në gjithë botën normale”, shprehet Bytyqi.
Sipas tij, afati i dhënë për zbatimin e punimeve, për 4 vite e 7 muaj, është i arritshëm.
“Ka pasur faktorë të ndryshëm që kanë bërë që gjërat të ecin si duhet në vendin tonë, por ka ardhur koha që gjërat të bëhen në mënyrë pak më ndryshe… Kompaninë që e kemi përzgjedhur është kompani e dëshmuar..Nëse nuk arrihet afati kohor ka penale që paguhen nga kompania”, deklaroi zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi./KlanMacedonia