Familja e foshnjës që vdiq nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija

TRENÇEVSKA: DISKRIMINIM DHE STIGMË PËR TRI FËMIJËT TJERË DHE PRINDËRIT

Familja e foshnjës nga Kumanova që vdiq nga tuberkulozi nuk jeton në kushte të këqija. Kështu ka konstatuar ekipi i Qendrës Sociale nga Kumanova deklaroi ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jovanka Trençevska. Ajo, sic njofton KlanM, shtoi se familja ka të ardhura të mjaftueshme për ta mirëmbajtur familjen ndërsa prindërit janë treguar të kujdesshëm.

“Rasti po hetohet, tash punojmë sërish me familjen ajo stigmë që u krijua në opinion, t’u ndihmojmë që fëmijët të kthehen në shkollë, të mos jenë të diskriminuar dhe stigmatizuar, edhe babai të kthehet në punë, pasi që gjatë takimeve të ekpit nga Qendra Sociale me prindërit u konstatua se bëhet fjalë për prindër të kujdesshëm. Kanë katër fëmijë, tre fëmijët shihet se kanë një kujdes prindëror. Nuk nbëhet fjalë për familje që fëmijët nuk kanë kushte higjienike” – deklaroi Jovanka Trençevska.

Avokati i Popullit, me nismë vetanake, ka formuar lëndë që të shqyrtohen rrethanat për rastin e foshnjes së infektuar me tuberkulozë, e cila në situatë të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe më pas ndërroi jetë pas përkeqësimit të situatës.

Përkundër faktit se thuajse të gjithë në vendin tonë janë të vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje, tuberkuloza kohë pas kohe paraqitet në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, ka pasur dy pacientë në klinikën e fëmijëve, që ishin dërguar në Kozle dhe me sukses janë shëruar. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share