ESHS: NË 2022 INFLACIONI 14.2%, ÇMIMET ME PAKICË RRITEN PËR 12.6%
Në vitin 2022, inflacioni në BE arriti nivelin më të lartë prej 9.2%. Krahasuar me vitin 2021, kur kishte vlerën e 2.9%, sic percjell KlanM, sipas EUROSTAT-it, shkalla e inflacionit është rritur më shumë se trefish.
Në disa nga ekonomitë më të mëdha botërore, inflacioni vjetor në SHBA vitin e kaluar kishte arritur në 8.7%, në Japoni – 2.5%, kurse shkalla më e ulët është shënuar në Kinë me 2%.
Në vitin 2022, sic njofton KlanM, rritje më të mëdha të çmimeve janë shënuar në harxhimet banesore dhe për ushqimet. Çmimet për ujin, rrymën elektrike, gazin dhe derivatet tjera shënuan rritje në 18%. Passon transporti me 12.1%, kurse ushqimi dhe pijet joalkoolike mesatarisht për 11.9%.
Në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, inflacioni në vitin 2022 ka qenë 14.2%, derisa indeksi i çmimeve me pakicë është rritur për 12.6%.
Rritje më e madhe e indeksit të harxhimeve jetësore, vitin e kaluar, sic njofton KlanM, është shënuar tek ushqimet dhe pijet joalkoolike, të cilët brenda vitit janë shtrenjtuar për 20.9%.