LSDM: Në shtator pensioni do të rritet për 1200 denarë

VMRO-DPMNE: LSD-JA E SHKËPUTUR NGA REALITETI

LSDM, përmes Qeverisë dhe shumicës parlamentare vazhdon të kujdeset për të gjitha kategoritë e qytetarëve, tha në një konferencë për media deputetja e LSDM-së, Sanela Shkrijelj. Ajo shtoi se sipas vlerësimeve, pensionet do të rriten për rreth shtatë për qind, që do të thotë se pensioni mesatar në mars të këtij viti do të rritet për mbi 1200 denarë.

“Nga ky muaj paga minimale sërish po rritet dhe do të arrijë në 20.175 denarë, gjegjësisht mbi 2.000 denarë më shumë se paga minimale e mëparshme, e cila ishte 18.000 denarë. Sipas metodologjisë së barazimit të pensioneve, nga ky muaj do të rriten pensionet për 330 mijë pensionistë” – tha Sanella Shkrijelj, deputetja e LSDM-së.

Reaguan nga VMRO-DPMNE-ja ku thonë që po të kujdeseshin me të vërtet për rrogat dhe pensionet dhe standardin e qytetarëve, atëherë nuk do të kishin lejuar të humbnin 18 milionë euro.

“LSD janë të shkëputur nga realiteti. Gjatë mbajtjes së konferencave për shtyp, mbi 500,000 qytetarë tanë jetojnë në prag të varfërisë. Inflacioni është 17.1 për qind dhe rritja e pagave dhe pensioneve për të cilat ata mburren nuk kanë vlerë të shtuar. Inflacioni ha paratë e qytetarëve. Me 18 milionë euro të humbura nga eurodetyrimet, pagat dhe pensionet e pensionistëve mund të ishin rritur me një përqindje më të madhe” – thonë nga VMRO-DPMNE.

Pas vendimit të fundit për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, në ditët në vijim do të ketë ulje të ndjeshme të çmimeve edhe të produkteve të tjera paralajmërojnë nga Qeveria. Çmimi i makaronave ulet për 15 për qind, ndërsa produktet e qumështit ulen për 10 për qind. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share