GASHI: ME CILIN URDHËR MË NDJEKIN SHËRBIMET LSDM-BDI?
Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi, në Facebook ka publikuar pamje të takimit të ish-Kryeministrit dhe ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin, percjell KlanM.
Në këtë postim, shtrohet edhe pyetja përse Gashi ka takuar Zaevin në Strumicë?
“Pyetje për 1 milion euro??? Çfarë kërkoi sot Afrim Gashi nga Zoran Zaevi, dhe pse u desht të shkojë deri në Strumicë? Aktivistët e Alternativës, si dhe opinioni i gjërë meritojnë ta dijnë të vertetën e këtij takimi” – thuhet në këtë postim, I cili tashmë nuk gjendet në profilin zyrtar në Facebook të Deputetit Skender Rexhepi, por I njëjti është shpërndarë masivisht.
Si lider i Alternativës, kam mandat dhe detyrë të takohem me të gjithë aktorët politikë në vend – vjen reagimi përmes Facebookut I liderit të Alternativës, Afrim Gashit. Kështu kam vepruar gjithnjë dhe kështu do të veproj edhe në të ardhmen. Rrjedhimisht, nuk ka asgjë të veçantë dhe të mistershme në takimin me ish kryeministrin Zoran Zaev – thotë Afrim Gashi, sic njofton KlanM, duke lënë të kuptohet se po ndiqet nga shërbimet LSDM—BDI.
“E kuptoj interesin e mediave për këtë takim, por mendoj se pyetja themelore nuk është se me kë, ku e për çfarë takohem unë, por pse, me çfarë urdhri dhe cila është frika e shërbimeve LSDM-BDI që më ndjekin?” – shkruan Gashi në Facebook.
Por, Deputeti I Pavarur, Skender Rexhepi, nuk e la me kaq.
Klani i Alternativës nuk la qershi pa ngrënë!!! – ka qenë postimi I radhës në Facebook, sic percjell KlanM, duke përmendur disa veprime të ish-bashkëpartiakëve të tij;
– Natën akuzojnë qeverinë për tradhëti dhe pabesi – ditën ulen në prehër të Zaevit;
– Sot akuzojnë BDI-në për korrupcion – ndërsa dje iu betoheshin në lojalitet Aliut nëse nuk u merret Shëndetësia;
– Paradite akuzojnë grupin e zjarrit për krim – e pasditë i shkojnë Izetit në komunë për t’iu bashkangjitur;
– Tërë kohën akuzojnë VMRO-në për antieuropiane – ndërsa me orë presin takim me Mickovskin;
– Shpallën Aleancën për shpëtimin e Grubit – kurse të parët ia uruan postet ministrave të Taravarit;
-Bile edhe me Besën janë gati të ribashkohen, pavarësisht gjithë akuzave të thëna në të kaluarën;
Skender Rexhepi, sic njofton KlanM, u bë deputet I pavarur pasi në Qershor të vitit të kaluar braktisi grupin parlamentar të Alternativës.
Ndryshe, Alternativa, pak kohë më parë ishte partner koalicioni në Qeveri. Pas riformatimit qeveritar, në Qeveri hyri ASH-ja, kurse Alternativa kaloi në opozitë. /KlanMacedonia/