Dialogu Kosovë-Serbi ishte gjithshtu pjesë e diskutimit mes presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe presidentit amerikan Joe Biden.
“Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk eshte e lehtë pasi ka ende shumë çështje për t’u zgjidhur, por ajo po ecën në drejtimin e duhur”, vuri në dukje Von der Leyen, duke theksuar mbështetjen e fortë të dialogut nga SHBA. Ajo shprehu mbështetje të plotë nga të dyja palët për atë dialog.
Mesazhi i Von der Leyen për presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti ishte i përmbledhur.
“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive” kërkoi ajo.
Raundi i ardhshëm i bisedimeve të nivelit të lartë midis Serbisë dhe Kosovës në Ohër do të fokusohet në zbatimin e propozimit të BE-së. Pala serbe dëshiron që zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë pika e parë e rendit të ditës.
Biden dhe von der Leyen synuan gjithashtu të portretizonin një front të unifikuar në përballjen me Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë. Të dy udhëheqësit u angazhuan për të kufizuar ndikimin e krizës energjetike në Evropë, ndërsa Bashkimi Evropian redukton varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus dhe për të zbatuar në mënyrë agresive sanksionet që janë vendosur ndaj Moskës.
“Një fokus i fortë është çështja e sanksioneve. Siç e dini, ne kemi lëshuar dhjetë paketa sanksionesh. Këtu tani fokusi është në zbatimin . Kjo është një temë që është shumë e rëndësishme për ne dhe sigurisht, mesazhi kryesor është se ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet. Shtetet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian do të punojnë gjithashtu për t’iu adresuar “aktorëve të vendeve të treta” që kanë mbështetur pushtimin rus të Ukrainës. “
Takimi u zhvillua në sfondin e problemeve evropiane se subvencionet për energjinë e pastër në Aktin e SHBA-së për Reduktimin e Inflacionit dhe të tjera do të devijojnë investimet nga Europa dhe do të dëmtojnë ekonomitë e tyre. Gjithashtu edhe marrëveshja e re tregtare mes BE dhe SHBA-së ishte ne qendër të diskutimit , mes tyre edhe përdorimi i energjisë së gjelbër.
Klan News