I punësuari si sigurim i shkollës ka sulmuar një tjetër të punësuar të një shkolle fillore në Shkup. Ndërkaq nga policia nuk bëhet i ditur nëse i sulmuari ka qenë mësues apo punëtor teknik në shkollë, përcjell KlanM.
“Më datë 09.03.2023 në ora 14:10 në SPB Shkup, G.K (46) nga Shkupi ka raportuar se për shkak të keqkuptimit të mëparshëm në vendin e punës në një shkollë fillore në zonën e Qendrës është sulmuar fizikisht nga A.F (40) nga Struga i punësuar si roje në shkollë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB./KlanMacedonia