Vrasja e dyfishtë në Shkup, ekspertët: Autorët kishin objektiva të qarta

DIMEVSKI: LARJE HESAPESH MES GRUPEVE KRIMINALE

Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, Prokuoria ka vazhduar hetimet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dy ditë më parë në Shkup ku mbetën të vrarë dy persona dhe një tjetër mbeti I plagosur.  Eksperti I sigurisë, Zllate Dimevski e quan vrasje mafioze dhe shumë profesionale ekzekutimin e dy të rinjëve. Ai thotë se që nga mënyra e futjes në lokal e deri tek ekzekutimi, vrasësisitë kanë pasur objektiva të qarta.

”Gjithmonë grupet kriminale mes veti i pastrojnë hesapet e tyre edhe këtu pikërisht ajo ndodhi… Ajo që ishte ndryshe nga përvojat që kemi pasur është se autorët kanë qenë me uniforma policore dhe kanë poseduar armë që jo gjithkush në Maqedoni mund ti ketë dhe me prezentimin si policë e kanë shfrytëzuar që më lehtë të futen në objekt. Siç shihet nga aksoni i tyre ata shumë më herët kanë ndjekur dhe monitruar situatën. Mënyra e ekzekutimit të tyre tregon për profesionalmin e autorëve të veprës” – tha Zllate Dimevski, ekspert sigurie.

Qytetarët sipas Dimovskit rrallë herë ndodh që të rrezikohen në këto larje hespaesh mes grupeve të krimit pasi edhe në vrajsen e fundit atentaorët kishin objketiva të qarta.

”Këto hesape siç e shohim pastrohen mes grupeve që janë të involvuar në grupe dhe i pengojnë veprimet e njëri-tjetrit. Pra nuk ka lidhje me qytetarët e thjeshtë, sepse ja rasti fundit ku nuk janë gjuajtur plumba të shumtë mirëpo vetëm ata që kanë qenë cak i tyre, duke ruajtur apo mos rrezikuar të tjerët që ishin prezent aty” – tha Zllate Dimevski, ekspert sigurie.

Opozitarja VMRO DPMNE edhe sot kërkoi zbardhjen e rastit dhe kërkoi dorëhqejen e ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, të cilin e akuzuan se e ka kthyer vendin në parajsë të bandave. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share