Të enjten dhe të premten Lajçak në Kosovë

HARADINAJ MBËSHTET PLANIN EVROPIAN

Të enjten dhe të premten në Kosovë pritet të qëndrojë i dërguari i BE-së  për dialogun Miroslav Lajcak.

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu e ka konfirmuar vizitën e Lajcak në Kosovë.

”Siç kemi thënë, pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel dhe darkodimit mbi propozimin evropian, për Planin e Zbatimit do të diskutohet e negociohet në mes dy palëve në takimet e radhës. Ky plan duhet të përmbajë detaje konkrete dhe të jetë gjithëpërfshirës, të ofrojë efektivitet në zbatim dhe të jetë i sekuencuar në mënyrë të balancuar. Takimi i parë në këtë drejtim ndërmjet Kryeministrit Kurti dhe emisarit Lajcak pritet të zhvillohet nesër në Prishtinë” – tha Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Derisa dy partitë  opozitare PDK e LDK kritikat më të mëdha në planin evropian i kanë të mungesa e njohjes së Kosovës nga Serbia, kryetari i AAK-së i cili e ka përkrahur këtë plan beson se në këtë marrëveshje përfshihet edhe njohja.

RAMUSH HARADINAJ- KRYETAR I AAK-së

Lajcak përveq krerëve të institucioneve gjatë qëndrimit dyditësh në Ksoovë do të takojë edhe përfaqësuesit e opozitës dhe ata politik serb.

Më 13 dhe 14 mars Lajcak do të qëndrojë në Beograd.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share