QYTETARËT: T`I RESPEKTOJMË GRATË JO VETËM PËR 8 MARS
“Lulet shkojnë tek lulet”! Kështu dukej sheshi i Shkupit për këtë 8 Mars.
Në sheshin e Shkupit “gratë e bënin ligjin”, raporton KlanM.
Kjo mbase mund të thuhet pas bisedës me këto gra pensioniste që për 8 Mars kishin mbërritur nga Budva e Malit të Zi. Por, çështja është nëse për çdo ditë kanë 8 Mars?
“Ne e kemi çdo ditë 8 mars, kurrë nuk fokusohemi vetëm në një ditë, çdo ditë kush dashuron. I kemi lënë burrat dhe erdhëm këtu të kënaqemi në Maqedoni. Kemi ardhur special për të festuar këtë ditë, është hera e dytë që jemi këtu për 8 mars dhe përsëri do të vijmë.
Gratë duhet të duhen dhe të respektohen gjatë gjithë vitit e jo vetëm për 8 Mars. Qytetarët këtë vit, sic njofton KlanM, për shkak të çmimeve, blejnë më pak lule, por kujdesi nuk mungon.
A duhet të jetë 8 mars çdo ditë apo vetëm një ditë?
Për kënd janë lulet?
Për zonjat.
“8 marsi është festë për gratë çdo ditë, sot në mënyrë të veçantë e shënojmë por ato meritojnë që çdo ditë të jenë të lumtura. Urime 8 marsin për të gjitha gratë.”
Çdo 8 Mars le të jetë i njëjti sikurse ditët tjera ose le të jetë i veçantë. Dhuroni ose harroni dhuratat për këtë ditë. Gjithçka falet.
Duam apo s`duam, 8 Marsi edhe më tej është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kremtohet 113 vite dhe në 50 vitet e para, sic percjell KlanM, solli ndryshime të mëdha për gratë në fushën e të drejtës së votës, ekonomisë, punësimit, angazhimit politik dhe barazisë.
Në fund të shekullit të kaluar dhe fillimit të mileniumit të ri u paraqit edhe epoka e barazisë gjinore, në kuptimin e plotë të fjalës. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri