Dje (07-mars) rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese.
Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet dhe ndaj L.T. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.