Duka dhe Dukesha e Sussex, ende nuk e konfirmojnë pjesmarrjen
Tashmë është zyrtare që Princi Harry dhe Meghan Markle janë ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 Maj. Një zëdhënës i çiftit ka bërë me dije se Duka ka marrë një e-mail nga zyra mbretërore për kurorëzimin e tij. Por, mbetet vendimi i Dukës dhe Dukeshës nëse do të marrin pjesë dhe ende nuk është zbuluar deri sa të vijë momenti.
Princi Harry pranoi në një intervistë se nuk e ka vendosur ende. Gjithashtu është folur shumë nëse ai dhe gruaja e tij do të ftoheshin përfundimisht në kurorëzimin e Mbretit , pas kujtimeve të Spare, intervistave televizive dhe dokumentarit të Netflix.
Shumë nga fansat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex kanë ndarë mendimet e tyre për pjesmarrjen në kurorëzim. Disa mendojnë se kjo është “një thikë me dy tehe”. Ndërkohë që të tjerë shpresojnë që Harry dhe Meghan të marrin një vendim të shpejtë nëse do të marrin pjesë në kurorëzimin e babait të tyre.
Princi Harry dhe Meghan Markle morën një ftesë nga Mbreti Charles për të marrë pjesë në kurorëzimin e tij të shtunën, më 6 Maj. Fillimisht, pati spekulime nëse monarku do t’i bënte ftesën djalit dhe nuses së tij pas marrëdhënieve të tyre të tensionuara.
Klan News