Krah kancelarit Olaf Scholz, Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria mbështet planin e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kemi diskutuar për rajonin. Shqipëria, qeveria jonë, unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, është një plan absolutisht shumë përmbajtësor dhe shumë realist i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur dhe të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë kjo vetëm me seriozitetin maksimal, por me gjithë kurajon e domosdoshme”.
Ndërsa Scholz, tha se plani frako-gjerman është një plan që mund dhe duhet të zbatohet. Sipas kancelarit gjerman, tha se tani mund të bëhet realitet që ajo dukej e pamundur.
“Mendoj që janë bërë përparime të mëdha. Po të shikosh edhe deklaratat publike të Vuçiç dhe Kurtit dhe ky është një përparim përballë shumë kohëve të mëparshme. Ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar që ne të arrijmë rezultate konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është që tani mund të bëhet realitet ajo që dukej jo e mundur deri tani dhe do të ishte mirë për zhvillimin e rajonit dhe për Kosovën dhe Serbinë”./tvklan.al