Më shumë mësues sesa nxënës? – Shaqiri: Kemi filluar projektin për optimizim, janë zgjedhur 10 komuna

Optimizimi i rrjetës së shkollave fillore është projekt në fazë avancuar, sqaroi në Klan Debat ministri i Arsimit Jeton Shaqiri. Ky projekt ka të bëjë me racionalizimin apo analizën e kuadrit mësimor, që sipas të dhënave nuk i përgjgigjen numrit të nxënësve nëpër shkolla. Kjo sipas Shaqirit do të sjellë disa efekte, ndër të cilat si më kryesore janë ai i rritjes së cilësisë dhe aspekti financiar, pra kursimi i mjeteve apo shfrytëzimi i mjeteve që kanë shkaur për rroga të mësimdhënësve për diçka tjetër.

Në disa komuna, siç sqaron ministri Shaqrir, mbi 95% e dotacioneve shkojnë vetëm për rrogat e mësimdhënësve, përcjell Klan Maqedoni.

“Janë zgjedhur 10 komuna pilote ku do të bëhet ky optimizim. Këtu do të bëhet analizë e kuadrit mësimor, se sa ka tepricë. Në disa shkolla do të lëshohen hapësirat për mësim parashkollor, çerdhe. Do të shihet edhe mundësia për mësim gjithëditor”, tha mes tjerash Jeton Shaqiri./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share