Epopeja e UÇK-së shënohet në Tetovë | Takimi Kasami-Konjufca: Maqedonia dhe Kosova në koordinata të njejta

Sonte në Tetovë nën organizim të Komunës së Tetovës po shënohet 25 vjetori i sakrificës heroike të familjes Jashari, ku i pranishëm [shtë edhe Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca. Në një dalje para mediave, para fillimit të manifestimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u deklarua se të dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, janë në koordinata të njejta sa i përket të ardhmes së rajonit drejt BE-së.

“Çështja e luftërave në Ballkan ka përfunduar, është punë e kryer. Unë nuk di ndonjë nga këto parti më të mëdha maqedonase që të jenë kundër qëndrimit të Maqedonisë në NATO apo kundër anëtarësimit në BE. Sa i përket Kosovës, të dy partitë më të mëdha, unë nuk kam parë ndonjë dallim sa i përket pozicionimit karshi nKosovës. kur ka qenë njëra ka intervenuar NATo dhe ajo e ka mbështetur. Kur ishte tjetra, u shpall pavarësia dhe njejtë e përkrahu këtë proces..”, tha mes tjerash Konjufca.

I pyetur për Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe lidhjen eventuale të tij me krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në Maqedoni, Konjufca u përgjigj decid.

“Ne jemi kundër zgjidhjeve territoriale etnike në Ballkan dhe kemi qenë kundër atij projekti të vitit 2017 për shkëmbiimin e territoreve në vija etnike. Ne nuk mendojmë se kjo është zgjedhje evropiane. Kosova është kundër një zgjidhjeje të tillë. Jemi që Republika e Kosovës të jetë shtet unitar, ta ketë unitetin e vet institucional dhe të refuzojë zgjidhje që kanë karakter të autonomive etnike në Ballkan. Sa i përket këtu, forcat politike se si pozicionohen ato në shtetin ku jetojnë, iu takon atyre që ta shpjegojnë. Aty Republika e Kosovës nuk përzihet dhe është çështje autonome e tyre”, tha Glauk Konjufca./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share