Samuel Kostadinovski, nipi i Lube Boshkovskit, është zhdukur para dy ditëve dhe I humben gjurmët. Zhdukja e tij, sic percjell KlanM, është denoncuar në MPB, kurse në komunikatën e policisë thuhet se është zhdukur një 26 vjeçar.
“Më 04.03.2023 në orën 08.00 në SPB Shkup, M.K (32) nga Shkupi ka denoncuar se nga shtëpia është larguar vëllai I tij S.K (26). Po merren masa për gjetjen e personit” – thonë nga MPB-ja.
Samuel Kostadinovski është djali vëllait të bashkëshortes së Lube Boshkovskit.
Nëpër rrjetet sociale, sic percjell KlanM, ishte publikuar edhe një thirrje për ndihmë nga qytetarët. Në këtë publikim thuhej se dyshojnë se Kostadinovski është rrëmbyer, për shkak se është zhdukur në afërsi të Ambasadës së Republikës Çeke në Shkup, pasi aty ka lënë makinën e tij dhe është larguar me makinë tjetër me njerëz tjerë që e kishin pritur aty. Telefonin e ka të çkyçur.
Megjithatë, ky publikim nëpër rrjetet sociale, shumë shpejt ishte tërhequr.