Spasovski: Alarmet e fundit për “bomba” vijnë nga Irani dhe Rusia

“PAGESAT E SHËRBIMEVE VPN ME KRIPTOVALUTA VËSHTIRËSON GJETJEN E AUTORËVE”

Nga Tetori i vitit të kaluar deri në Mars të këtij viti janë kontrolluar 862 lokalitete në Shkup, janë angazhuar mbi 2.500 zyrtarë të policisë kurse janë harxhuar mbi 5 milion denarë. Kështu ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në një intervistë për Dojçe Velen, sic percjell KlanM, duke bërë bilancin e angazhimit të strukturave të MPB-së, në “betejën” me alarmet për “bomba”.

Por, në një prononcim për TV24, Ministri Spasovski, zbuloi se ditëve të fundit, sic njofton KlanM, kërcënimet për “bomba”, vijnë nga adresa elektronike në Iran dhe Rusi, kurse pagesat e shërbimeve VPN janë me kriptovaluta që vështirëson gjetjen e autorëve.

“Në përgjithësi, për disa alarme të fundit, mund të konstatoj se e-mailet e dërguara çojnë në IP adresa nga Irani dhe Rusia, si dhe adresa VPN provajderët e të cilëve gjithahstu janë nga këto dy shtete. Është interesante se pagesat për shërbimet VPN janë kryer me kriptovaluta, që vështirëson zbulimin e autorëve” – tha Oliver Spasovski.

Ministri Spasovski ka siguruar se çështja nuk ka dalë jashtë kontrollit dhe se alarme të këtilla ka gjithandej nëpër botë dhe rajon. Për këtë problem, sic tha, punohet ngushtë me Interpolin, Evropolin, NATO-n dhe vendet anëtare të BE-së.

Për mbarëvjatjen e procesit mësimor, afër shkollave do të ketë patrulla policore. Shkollat, sic njofton KlanM, kanë marrë udhëzimet e reja për t`u përballur me alarmet për “bomba” dhe duhet të nis zbatimi i tyre. Por, çfarë përmban ky udhëzim dhe si duhet të veprohet zyrtarisht nuk bëhet e ditur.

Por. Ministri Spasovski thotë se për këtë janë njoftuar Drejtorët e shkollave.

“Mësimi do të zhvillohet pandërprerë, kurse procedurat do të jenë sipas situatës faktike. Më e rëndësishme është siguria dhe qetësia e qytetarëve. MPB-ja do ta vlerësojë rrezikun e alarmeve, por do të veprojë sipas kërcënimit’ – tha Spasovski.

Analiza e zhvillimeve rajonale flet për motive gjeostrategjike dhe politike, përmes një modeli të organizuar – thotë Ministri Spasovski, duke njoftuar se ekzistojnë edhe “imitues” pa motive politike, por këtë e bëjnë për interesa personale, naivitet, kureshtje, dëshira për avanturë, duke hyrë në këtë sistem

Për këtë shkak, sic percjell KlanM, shërbimet e MPB-së kanë dorëzuar kallëzime penale më 5, 23 dhe 28 Dhjetor 2022, kundër dy të miturve nga Shkupi dhe Kavadari, por edhe kundër një 63-vjeçari nga Tetova, për të cilët vepron Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share