I nxehti përfshin Australinë

Në vend janë mbyllur 35 shkolla publike, temperaturat e larta do të vijojnë deri të Mërkurën

I nxehti ka përfshirë Australinë. Në qytetin e Sidney është shënuar dita më e nxehtë në më shumë se dy vite me temperatura që kanë shkuar në më shumë se 40 gradë Celsius .

Temperaturat e larta po kthehen në një problem edhe për këta turistë në plazhe.

“Më pëlqen ky plazh. Por nuk ka si asnjë hije. Është shumë nxehtë, kështu që do të largohemi për pak. Nuk duam të qëndrojmë në diell për një kohë të gjatë. Por është vërtet mirë. Një ditë kaq e bukur.”

Ndërsa për disa të tjerë, plazhet duken e vetmja zgjidhje.

“Në plazh është mjaft mirë por nëse nuk je pranë detit është shumë nxehtë.”

Në Penmrith në periferi të Sidney është regjistruar dita më e nxehtë që nga 26 Janari i 2021.

Si pasojë, autoritet australiane kanë vendosur mbylljen e 35 shkollave publike për shkak të motit të nxehtë i cili sipas meterologëve ka të ngjarë të vijojë deri të Mërkurën.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share