“Për çfarë barazie flet Kovaçevski, kur tregoi mosrespekt ndaj deputeteve opozitare”
Nga ana tjetër, VMRO – DPMNE ka reaguar ndaj marshit të sotëm të organizuar nga ana e Forumit të Gruas të LSDM-së, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Prilep. Opozita maqedonase e ka quajtur hipokrite sjelljen e kryeministrit, Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ai, ka sjellje të vrazhdë ndaj deputetëve të opozitës.
“Njeriu i cili vetëm para disa ditëve, me sjellje skajshmërisht të pafytyrë dhe të vrazhdë ndaj deputetëve të VMRO – DPMNE-së opozitare, sot do të marshojë për të drejtat e grave? Për çfarë solidariteti, për çfarë barazimi të grave dhe burrave do të flasë Kovaçevski, kur personalisht ai vet, përmes shembullit, dëshmoi një mosrespektim të gruas?!” Në kohën kur shteti po rrënohet nga të gjitha anët, në të gjitha fushat pa përjashtim, Dimitar Kovaçevski organizon ngjarje politike, me autobusë nga qytetet e tjera. Kush do të paguajë për ekskursione të tilla politike, apo të gjitha do të shkojnë në kurrizin e popullit tashmë të varfër”, pyesin nga VMRO-DPMNE./KlanMacedonia