6 shqiptarë të vdekur nga përplasja e trenave në Greqi

Sot, ditë zie kombëtare në Shqipëri

6 shqiptarë kanë humbur jetën nga aksidenti më tragjik hekurudhor, i ndodhur në Tempe të Greqisë. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka konfirmuar edhe emrat e viktimave.

Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo janë shqiptarët që humbën jetën nga kjo tragjedi e jashtëzakonshme.

Në nderim të tyre dhe si ngushëllim për familjet e prekura nga aksidenti i 28 Shkurtit, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foto nga Kryeministria me flamurin kombëtar ulur në gjysmështizë.

Qeveria shqiptare e shpalli 5 Marsin ditë zie kombëtare dhe në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë.

Nga përplasja e dy trenave u regjistruan 57 viktima dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare për këtë tragjedi.

Viktimat shqiptare:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share