Konfirmohet vdekja e 6 shqiptarëve në Greqi, Xhaçka: Kaq shumë jetë të prera në mënyrë kaq tragjike

Aksidenti tragjik në Greqi ku janë përplasur 2 trenave, ka shkaktuar humbjen e 57 jetëve, mes të cilëve 6 shtetas shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Xhaçka mes dhimbjes ka konfirmuar vdekjen e 6 shqiptarëve në këtë tragjedi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo”, shkruan Xhaçka./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share