Artiola Toska koncert në Pallatin e Kongreseve, surpriza që kishte rezervuar

“Goca e Tironës”, Artiola Toska mbajti këtë javë një koncert recital në Pallatin e Kongreseve. Jo Vetëm Modë ishte në prapaskena dhe ka ndjekur se çfarë ka ndodhur pas kuintave. Artiola Toska ka një karrierë 30-vjeçare në muzikë dhe hapat e para i ka hedhur që në 9-vjeçare.

Për koncertin ajo u shpreh se u emocionua që në momentin që kuptoi se biletat u shitën brenda javës. Kjo gjë, tha se e vë para përgjegjësisë gjithmonë.

“Nuk kam fjalë. Më kanë hipur emocionet që kur e pashë që u shitën biletat brenda javës, për 4 ditë. Kjo më vë gjithnjë para përgjegjësisë”, tha ajo.

Surpriza e mbrëmjes ishte një bashkëpunim i saj i ri. Artiola solli një këngë së bashku me këngëtarin tjetër të njohur, Sinan Hoxha.

Pas gati 2 orë e gjysmë duke kënduar live, këngëtarja nuk e mohoi që të shprehte emocionet pozitive pas shfaqjes.

“Jam pa fjalë. Jam pa fjalë fare. E prisja këtë lloj suksesi, ishin shumë të mirë. Kam kënduar live gati 2 orë e gjysmë”, u shpreh ajo.

Vlerësime mori edhe nga kolegët.

“Kam pasur fatin dy këngë ti kem me të. Është dashni, është shpirt njeriu. Shyqyr që e kemi. Të dua shumë. Më shumë se kaq, çfarë të them”, u shpreh këngëtari Bruno. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share