Modelja e njohur Adrola Dushi, e ftuar ne emisionin “Në kurthin e Piter Pan” për një rrëfim të veçantë, ka ndarë me publikun sekrete dhe të pathëna.
Një nga tema që modelja preku, e ngacmuar prej fëmijëve është pikërisht edhe imazhi për veten dhe pasiguritë.
E pyetur nga një nga vajzat e kastit të fëmijëve se çfarë është celuliti, Adrola tha: Celuliti! Makthi i vajzave! Ne e urrejmë celulitin. Kam celulit sa për të gjithë. Jo aq shumë, por kam edhe unë.
Modelja u shpreh se ka patur pasiguri dhe komplekse, ku nuk i dukej vetja e bukur për një kohë shumë të gjatë përgjatë fëmijërisë së saj./tvklan.al