Pesë fitore për vendasit dhe po aq për ekipet mysafire është epilogu i dhjetë përballjeve të sotme në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Ekipi i Denver vijon marshimin në Perëndim, me 45 fitore e 19 disfata, ndërsa sot shënoi fitore kundër Memphis me rezultatin 113-97. Porter ishte realizoi 26 pikë për Nuggetes e Murray 22, por Nikola Jokiq bëni diferencën me një “triple double” me 18 pikë, 18 kërcime e 10 asist.
Në Lindje, skuadra e Boston humbet në fushën e vetë Brooklyn me rezultat 115-105. Mikal Bridges ishte më efikasi me 38 pikë e 10 kërcime . Kampioni në fuqi Golden State fitoi ndaj Nju Orleans me rezultatin 108-99 . Klay Thompson realizoi 27 pikë.
Ngec sërish Lakers, që u mundën nga Minnesota 110-102, me çka rrezikon fazën play off. Më efikas ishte Davis që realizoi 38 pikë. Fitore në sekondat e fundit korri Nju York, që mundi Miamin 122-120 . Më efikas ishte Randle me 43 pikë, ndësa Phoenix mundi Çicagon me rezulta 125-104. Më efikas ishte Booker me 35 pikë.
Rezultatet e sotme
Charlotte – Orlando, 106-117
Atlanta – Portland, 129-111
Boston – Brooklyn, 105-115
Chicago – Phoenix, 104-125
Miami – Nju York, 120-122
Oklahoma – Utah Jazz, 130-103
Denver – Memphis, 113-97
Golden State – Nju Orleans, 108-99
Sacramento – Clippers, 128-127
Lakers – Minnesota, 102-110
Shaban Sinani /KlanMacedonia/