Gjashtë fitore të ekipeve vendase dhe dy ta ayre mysafirë është epilogue i ndeshjeve të xhiros së 26-të në Euroligën e basketbollit
Real Madrid pas fitores në transfertë kundër skuadrës franceze Villeurbanne me rezultatin 75-71, është rikthyer në krye të renditjes së Euroleague. Skuadra greke Olympiacos pas disfatës në përballjen me Armani në Milano me rezultat të thellë 62-83 më nuk është lider në tabelën e klasifikimit. Kjo humbje ka zbritur grekët në vendin e dytë, ku ndodhet edhe Barcelona. Katalanasit mundën Zalgiris Kaunas 93-74 dhe janë duke ndjekur “hap pas hapi” madrilenët. Beteja për një vend në play off është e fortë, ku shkojnë tetë ekipet më të mirat.
Kampionët në fuqi të Anadolu Efes fituan ndaj Panathinaikos me rezultatin 87-82, ndërsa Bayern Mynih mundi 87-80 serbët e Crvena Zvezda. Fiton edhe Fenerbahce, që mundi Virtus Bolonja 104-72, ndërsa Baskonia Gasteiz mposhti 114-75 Valencia në derbin spanjoll.
Tabelën e kryeson Real Madrid me 18 fitore e shtatë disfata, para Olymopiakosit q dhe Barcelonës që kanë nga 18 fitore e tetë humbje. Në tetë vendet e para që sigurojnë kualifikim në play off janë edhe Fenerbahçe, Monaco, Partizani, Baskonia dhe Anadollu Efes.
Rezultatet e xhiros së 26-të
Bayern Mynih – Crvena Zvezda, 87-80
Barcelona – Zalgiris Kaunas, 93-74
Panathinaikos – Anadolu Efes, 82-87
Partizan Beograd – Alba Berlin, 88-74
Monaco – Maccbi Tel Aviv, 86-67
Fenerbahce – Virtus Bolonja, 104-72
Villeurbanne – Real Madrid, 71-75
Baskonia Gasteiz – Valencia Basket, 114-75
Armani Milano – Olympiacos, 83-62
Shaban Sinani /KlanMacedonia/