Prokurorët Vilma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifoska sot janë dëgjuar në kuadër të procedurës disiplinore ndaj tyre, lidhur me bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare.
Ata janë dëgjuar në ambientet e Prokurorisë Publike para Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore. Prokurorët kanë dhënë deklaratat e tyre dhe janë paraqitur të gjitha provat në procedurë, përcjell KlanM.
Anëtari i komisionit që është raportues i rastit tani duhet të përgatisë raport pas përfundimit të procedurës me propozim.
Është suspenduar ish-udhëheqësja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, ndërsa paralelisht po zhvillohet hetim ndaj tre prokurorëve pas kallëzimit penal të ish-drejtoreshës së Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.
Propozim për fillimin e procedurës disiplinore e ka dhënë prokurori republikan Ljubomir Joveski, i cili edhe Ruskovskën e ka suspenduar nga puna.
Kontrolli në Drejtorinë për Policinë Financiare nga PKOK është kryer më 18 korrik të vitit të kaluar.
MIA