Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar me 12 vjet burgim oficerin e Forcave Ajrore Ruse, Aleksei Loboda, me akuzën për shkelje të ligjeve të luftës.
Kështu tha më 3 Mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Kjo zyrë tha se bombardimi i Lobodës ndaj objektivave civile në lindje të Ukrainës, rajoni i Harkivit, në mars të vitit 2022, kishte shkatërruar një qendër transmetimi që nuk ishte përdorur për asnjë aktivitet ushtarak.
Piloti rus u kap pas rrëzimit të avionit të tij nga forcat e armatosura ukrainase.
Konventat e Gjenevës dhe protokollet shtesë të formuara nga gjykatat ndërkombëtare thonë se palët e përfshira në një konflikt ushtarak duhet të bëjnë dallimin midis “objekteve civile dhe objektivave ushtarake”, dhe se sulmet ndaj objekteve civile janë të ndaluara.
Ky ndalim është i kodifikuar edhe në Statutin e Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila në fillim të këtij viti hapi një hetim për krime të mundshme lufte në Ukrainë.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot./REL