Protesta e PD/ Berisha: Qëllimi i revolucionit, të përmbysim monizmin e bazuar në krim, drogë dhe vjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se qëllimi i revolucionit të opozitës është përmbysja e monizmit të bazuar në krim, drogë dhe vjedhje. E për këto, Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij në protestën kombëtare të PD përpara Kryeministrisë, Sali Berisha akuzoi Ramën se synon të shpopullojë Shqipërinë.

“Së pari, një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju sot në këtë protestë madhështore, që keni lënë çdo gjë dhe keni ardhur nga të katër anët e Tiranës dhe Shqipërisë, në një protestë të revolucionit tonë demokratik paqësor.

Në një protestë, me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi, si Çubrilloviçi i vërtetë i këtij vendi. Edi Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, është armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë.

Në rast se ju kujtohet, vite më parë, rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon, kryezbuluesin e SHBA. Një vit më parë, zhduku nga faqja e dheut në Shqipëri, flamurin e NATO-s, që përbën sot aleancën më kryesore të paqes dhe sigurisë në botë. Shqipëria e etërve të tij barbarë është modeli i tij. Shqiptarët, në 8 vite, u pakësuan me rreth 1 milionë banorë. Me këto ritme, Edi Rama synon që këtu të ketë ndërtesa bosh, kampe refugjatësh, por jo shqiptarë të vërtetë.

Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta burra dhe gra që sheh këtu, njësoj si në vitet 90, janë misionarë të pamposhtur. Edhe atëherë, të paktë ishin ata që besonin te misioni i studentëve. Edhe sot, ka plot që nuk besojnë në misionin tonë. Por marshi i studentëve përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen. Sot, secili prej jush është në një mision të madh për veten, fëmijët, kombin e tij. Një mision që do u japë shqiptarëve, Shqipërinë e shekullit të 21-të.

Vështirësitë janë të mëdha, por këtë mision e përmbushin studentët, që punojnë paradite në shkollë dhe pasdite nxjerrin disa të ardhura. Në darkë punojnë për të shkruar parullat e kësaj proteste. Këtë mision e përmbushin të rinjtë, demokratë, por edhe socialistë të penduar, të cilët nga koha e tyre, dalin shtëpi më shtëpi për të shpërndarë thirrjet dhe fletëpalosjet e këtij revolucioni.

Këtë mision e përmbushin nëna dhe baballarë, gjyshër dhe gjyshe, që kanë përcjellë me lot fëmijët e tyre jashtë, por janë sot këtu me ne, deri në fund, në emër të tyre, në emër të Shqipërisë.

Cili është qëllimi i këtij revolucioni? Është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen e shqiptarëve.

Kurrë në histori, një njeri nuk ka vjedhë këtë komb siç e ka vjedhur Edi Rama me organizatën e tij kriminale”, u shpreh Sali Berisha.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share