Arrestohet 37-vjeçari nga Gostivari për vuajtje të dënimit me 5 vite burg

Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (02-mars) rreth orës 15:40 me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 37-vjeçarin E.A. nga Gostivari për të cilin është lëshuar urdhër arest për vuajtje të dënimit me 5 vite burg për veprën penale “grabitje”, e dënueshme në bazë të nenit 237 të Kodit Penal.

Menjëherë pas kësaj, E.A. është dorëzuar në burgun “Idrizovë” në Shkup për vuajtje të dënimit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share