Pas të gjitha kontrolleve të bëra në lidhje me alarmet e sotme për gjoja të vendosur mjet shpërthyes në 30 shkolla në Shkup, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, informojnë nga MPB.