Bukëpjekësit nuk lëshojnë pe – s’ka bukë 33 denarë?

BEXHETI: BUKËPJEKËSIT DUHEJ TË TREGONIN MË SHUMË SOLIDARITET

Bukëpjekësit shprehen të prerë se nuk do t`I furnizojnë shitoret me prodhime të bukës, pas vendimit të Qeverisë për “ngrirjen” e çmimit të bukës në 33 denarë.

Thonë se janë të gatshëm për bisedime me institucionet kompetente, porm sic percjell KlanM, vetëm nëse kanë ftesë zyrtare, e jo thirrje përmes konferencave për media.

“Pritet që Qeveria të përgjigjet pozitivisht lidhur me kërkesën e bukëpjekësve. Ngrirja e çmimit bie ndesh me të drejtën kushtetuese për liri të tregut. Presim mbështetje edhe nga industritë tjera për shkak se kjo që u ndodh bukëpjekësve mund t`u ndodh edhe atyre”  – thonë nga Industria e Prodhimit të bukës.

Biznesmenët tonë ende nuk janë në nivelin e duhur që prej tyre të kërkoni përgjegjësi shoqërore, thotë Akademik Abdylmenaf Bexheti duke komentuar përplasjet e fundit Prodhuesit e bukës – Qeveri. Sipas tij, sic njofton KlanM, nga kriza në krizë, ata druajnë nga bankrotimi dhe nuk kanë ambient që të planifikojnë sigurinë për të ardhmen dhe për këtë shkak nuk kanë reflektuar ndaj masave qeveritare.

“Në përgjithësi vendimi është I keq, për shkak se cënon ekonominë e tregut. Nëse dikush këtë vendim e dërgon në Gjykatën Kushtetuese mendoj se gjykata do të shfuqizojë, pasi sipas kushtetutës ne jemi ekonomi e tregut. Sa jemi funksional kjo është çështje tjetër” – thotë Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Por, Akademik Abdylmenaf Bexheti, vlerëson se në këtë aspekt prodhuesit e bukës duhej të tregonin më shumë solidaritet.

“Nuk e arsyetoj aspak reagimin e komunitetit të biznesit, prodhuesve, të cilët, të paktën me prodhimin elementar të jetës duhej të tregonin më shumë përgjegjësi shoqërore ose solidaritet” – thotë Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Derisa nga Industria e prodhimit të bukës presin mbështetje edhe nga industritë tjera, sic percjell KlanM, një pjesë e bukëpjekësve të qyteteve në lindje të vendit, kanë vendosur që të ulin për 5 denarë çmimin e bukës dhe nëpër shitoret e Shtipit mund të gjendet buka prej 30 denarëve.

Sipas tyre, kjo bëhet me qëllim që t`u ndihmojnë qytetarëve në kohë krize. Në Shtip dhe qytete tjera të rajonit lindor ka bukë nëpër shitore, kurse brenda ditës harxhohen nga 10.000 deri 15.000 copë bukë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share