Komuna e Gostivarit shpall “Qytetar nderi” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këshilltarët e Komunës së Gostivarit, shpallën “Qytetar nderi”, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Propozimi i Taravari u kalua unanimisht nga ana e këshilltarëve në seancën 19-të.

“Dua të theksoj se Komuna e Gostivarit e vlerëson Veliajn si njeri me energji pozitive, për t’u marrë shembull për mënyrën se si e ka transformuar Tiranën. Është nder të kesh një bashkëqytetar si Erioni. Ai dallohet si kryebashkiak i Tiranës me një qasje proaktive, me një energji pozitive, me një lidership modern, që na bën krenar të gjithëve ne që jetojmë në Gostivar dhe kudo në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri”, u shpreh Taravari.

Ndryshe, Komuna e Gostivarit gjatë viteve të fundit ka pasur bashkëpunime me Tiranën si në fushën e arsimit po ashtu edhe në fushën e kulturës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share