MPJ: Nuk ka informacione për shtetas të RMV-së të përfshirë në aksidentin tragjik në Greqi

Në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor, i ndodhur mbrëmë në afërsi të qytetit Larisa në Greqi, njoftojmë se deri më tani as deri te Ministria dhe as deri te Përfaqësitë tona diplomatike konsullore nuk ka ardhur informacion se mes të vdekurve apo të plagosurve në aksident ka edhe shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë dhe Konsullata e Përgjithshme në Selanik janë në komunikim me autoritetet kompetente në Greqi, nga ku presim informacione zyrtare për situatën rreth aksidentit tragjik.

Ministria mbetet e hapur për t’iu përgjigjur kërkesës së qytetarëve tanë, të cilët për çdo arsye të shkaktuar nga aksidenti kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

Ju informojmë se kontaktet tona janë të hapura 24 orë dhe janë në dispozicion tre numra telefoni të misioneve tona diplomatike në Greqi: +30 6655191321 në Athinë; +30 6987200410 në Selanik; si dhe numrin e telefonit SOS të MPJ-së në Shkup +38975273732.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share