Pas pushimit disa javësh është rikthyer Liga Unike në basketboll për femra, turneu që bashkon skuadrat më të mira nga Shqipëria e Kosova.
Në dy ndeshjet e zhvilluara tës së 9-të, fitore kanë shënuar Prishtina dhe Tirana
Prishtina mundi Flamurtarin me rezultat 88-69. Vlonjatet e nisën më mirë ndeshjen, duke udhëhequr 47-36 në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e kosovareve. Omerbashiq me 23 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin.
Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës mundi Penzën 100-92 pas dy kohëve shtesë. Breana Bey me 27 pikë ishte shënuesja më e mirë për bardheblutë, mbështetur nga Qosja me 23 pikë e Verri me 20 pikë. Fitorja mban në lojë Tiranën për një vend në play off.
Rezultatet java e 9-të
Prishtina – Flamurtari, 88-69
Trana – Penza, 100-92
Partizani – Bashkimi, 1 mars
Renditja: Flamurtari 16 pikë (7/2), Prishtina 14 pikë (5-4), Bashkimi 13 pikë (5/3), Partizani 12 pikë (4/4), Tirana 12 pikë (3/6), Penza 11 pikë (2/7).
/KLanMacedonia/