Departamenti Amerikan i Shtetit ka mirëpritur bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë lidhur me propozimin evropain për normalizim marrëdhëniesh. Zëdhënësi i këtij institucioni, Ned Price, ka theksuar se ky takim ka qenë hap i mirë për të ardhmen.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin bisedimet e krerëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, mbajtur më 27 shkurt dhe mbështesim fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes tyre. Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por punë e vështirë mbetet më tej”, thekson qëndrimi, transmeton KlanKosova.tv.
Në qëndrim përmendet edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështje tepër me rëndësi.
“Pajtimi për implementimin e aneksit është kyç për normalizimin në kuadër të propozimit evropian. Progresi drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe mbetet kritik në ndërtimin e të ardhmes së Kosovës si shtet sovran, multietnik dhe demokratik, i integruar në strukturat euroatlantike”.