Real Madridi ka gati 100 milionë euro për mbrojtësin e Leipzigit, Josko Gvardiol.
Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Gvardiol është objektivi kryesor i Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Klankosova.tv.
Për kroatin interesim të fortë ka shprehur edhe skuadra angeleze Chelsea, e cila gjatë vitit të kaluar ofroi për të 80 milionë euro, por që oferta e tyre ishte refuzuar nga klubi gjerman.
Reali do të mbetet pa Nachon në fund të sezonit, dhe Gvardiol pritet të vjen si zëvendësues i tij.
Gvardiol, ishte ndër lojtarët më të dalluar me Kroacinë në Kampionatin Botëror, teksa së fundmi shënoi gol në Ligën e Kampionëve, ndaj Manchester Cityt.