Seanca kryesore nga gjykimi ndaj sulmuesit të sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov, është shtyrë për 5 prill.
Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes së të pandehurit për shtyrjen e seancës dhe dorëzimin e provave të mbledhura nga Prokuroria. Nuk është dhënë as adresa e të lënduarit Pendikov, ndërsa prokurorët thanë se nuk e dinë se kur do të mund të paraqitet në gjykatë për arsye shëndetësore.
Procesin gjyqësor në Gjykatën Themelore në Ohër e udhëheq gjyqtari Bojan Martinoski, ndërsa sulmuesi do të gjykohet për veprën penale sulm nga urrejtja me lëndime të rënda.
Prokuroria Themelore Publike – Ohër ka ngritur kallëzim kundër dy personave për sulmin ndaj Pendikovit. Njëri nga të pandehurit deri më tani është mbrojtur me heshtje dhe siç ka bërë me dije më parë Prokuroria, ai akuzohet për veprën penale pas mbikqyrjes së kamerave të sigurisë dhe deklaratave të dëshmitarëve. I pandehuri i dytë, megjithatë, i cili ishte në arrati, u arrestua javën e kaluar në Manastir.
Ngjarja me Hristijan Pendikovin ka ndodhur më 19 janar në një kafene në Ohër. Rasti shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. Autoritetet bullgare dërguan një aeroplan me të cilin Pendikov u transportua për mjekim në Sofje, ku ndodhet ende.