Klubi amerikan kërkon dyshen argjentinase, Di Maria drejt MLS
Inter Miami ëndërron shumë për merkaton e ardhshme. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, skuadra amerikane kërkon të zgjerojë hartën e yjeve të skuadrës.
Përveç Lionel Messit, objektivit të tyre prej shumë kohësh, në listën e dëshirave të klubit të MLS gjenden edhe emra të tjerë. Duke iu referuar medias italiane, Inter Miami po tundohet nga ideja për të formuar një repart sulmi me kampionë Bote.
Për këtë shkak, Angel di Maria gjendet në mesin e objektivave të skuadrës së presidentit, David Beckham. Sulmuesi i Juventusit do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe pengesa e vetme do të ishte vetëm paga.
Në rast se vendosin për të kaluar në Miami, dyshja do mbërrinte pa kosto, duke vendosur kështu edhe për etapën e fundit në karrierë. Përveç argjentinasve, klubi amerikan ka prej kohësh në shenjestër edhe mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets.
Klan News