Opozita bjelloruse tha të dielën se një avion rus i inteligjencës, vëzhgimit, zbulimit dhe komandës ishte shkatërruar në një aeroport afër Minskut në atë që e quajti “operacioni sabotues më i suksesshëm” në vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Kryengritësit kanë konfirmuar suksesin e një operacioni special për të hedhur në erë një avion rus në aeroportin Machulitsa, afër Minskut,” tha Franak Viakorka, një këshilltar dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Svetlana Tsykhanovskaya.
Sipas zotit Viakorkas, operacioni u krye nga dy bjellorusë.
“Ata tashmë janë larguar nga vendi dhe janë të sigurt,” shtoi ai.
Ai nuk ka përmendur llojin e avionit që është shkatërruar, por ka theksuar se kostoja e tij është 330 milionë euro dhe ka postuar një foto që nuk lë shumë dyshime.
Sipas mediave pranë opozitës, bëhet fjalë për një avion A-50 i projektuar nga sovjetikët.
“Unë jam krenare për të gjithë bjellorusët që vazhdojnë t’i rezistojnë pushtimit hibrid rus të Bjellorusisë dhe të luftojnë për lirinë e Ukrainës,” tha Tsykhanovskaya në Twitter.