Mbi 60 milionë amerikanë janë nën paralajmërim, në Oregon është shpallur gjendja e jashtëzakonshme
Pas stuhisë së pazakontë që përfshiu Kaliforninë, tanimë përmbytjet, erërat e fuqishme dhe tornadot kanë goditur pjesën jugore të shtetit.
Miliona amerikanë janë nën paralajmërim për shkak të stuhisë dhe autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të pranojnë evakuimin në rast rreziku. Paralajmërimi prek gjithashtu edhe Sierra Nevadën, ndërsa moti i keq parashikohet të jetë prezent deri në mesin e kësaj jave.
Më shumë se 61,500 shtëpi dhe biznese në shtet mbetën pa energji pasi erërat e forta rrëzuan linjat e energjisë elektrike. Ndërkaq situata mbetet e vështirë edhe në Michigan dhe Teksas ku tornadot kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Autoritetet kanë vendosur alarmin e kuq në nga Ohio në New Mexico ndërsa më shumë se 60 milionë amerikanë janë paralajmëruar që të tregohen të kujdesshëm. Në Oregon një gjendje e jashtëzakonshme u shpall në një qark si masë paraprake.
Autoritetet thanë se kjo do të siguronte burimet dhe pajisjet e nevojshme. Deri më tani nuk ka pasur raporte për ndonjë vdekje të lidhur nga stuhia apo lëndime të rënda.
Edhe para stuhisë së fundit, pjesa më e madhe e Kalifornisë kishte përjetuar një dimër jashtëzakonisht të ftohtë dhe jo shumë tipik për një shtet që kishte kohë që vuante nga thatësirat dhe zjarret.
Klan News