Shkëndija shënon fitore, barazon Struga, humb Shkupi

Dy fitore të vendasve, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me  vetëm pesë gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve  të javës së 20-të në ligën e Parë të futbollit vendor

Në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra kuqezi shënoi fitoren e parë sezonale para publikut vendas, kësaj radhe kundër Pobedës së Prilepit me rezultatin 1:0. Autor i golit të vetëm ishte Erald Çinari në minutën e 61’, për futbollistin shkodran  ishte  ky  goli i parë i  tij në ndeshjen debutuese para  tifozëve tetovar.

 “Ndihem jashtëzakonisht mirë sepse kam pas një periudhe të gjatë të vështirë dhe ta festosh debutimin para tifozëve  tanë  në shtëpinë tonë tre pikë dhe me golin tëndë nuk kishte si të  si të shkonte më mirë”  deklaroi Çinari pas ndeshjes  

Sileksi në Kratovë  me një lojë të shkëlqyer  sidomos në pjesën e parë të ndeshjes, mundi  kampionët në fuqi FC Shkupin  2-1. Autor të golave pë vendasit ishin  Milosavleviq dhe Gjorgjievski, ndërsa Danfa  shënoi për Shkupin.

 Bregallnica e Shtipitt befasoi me  fitoren në transfertë kundër Rabotniçkit me një gol të vetëm që e realizoi Nikollova.

 Dy ndeshjet  tjera Skopje – Tikveshi  dhe  dje  Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P përfunduan  me barazim pa gola 0-0.

Rezultatet e javës së 20-të:

Shkëndija – Pobeda 1-0

Sileksi – Shkupi 2:1

Rabotniçki – Bregallnica 0-1

Skopje – Tikveshi 0-0

Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P 0-0

Tabela: 1. Struga TL  39 pikë, 2. Shkupi 37, 3.Shkëndija 31, 4.Sileski 29, 5. Tikveshi 28, 6.Bregallnica 25, 7. Makedonija Gj.p 21, 8.Rabotniëki 21, 9.Akademiab Pandev 15, Skopje 13 pikë.

Në javën e 21-të takohen: Bregallnica – Shkëndija, Makedonija Gj.P – Tikveshi, Pobeda – Sileksi, Rabotniçki – Skopje, Shkupi – Ak.Pandev. Struga TL është e lirë.

/Shaban Sinani – KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share