Escobar: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit

epa09625366 US Deputy Assistant Secretary of State in charge of the Western Balkans Gabriel Escobar attends the joint press conference in Skopje, Republic of North Macedonia, 06 December 2021. the US Deputy Assistant Secretary overseeing policy towards the countries of the Western Balkans Gabriel Escobar is in North Macedonia for an official visit. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.

Escobar tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.

“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, tha ai për gazetën malazeze Mina.

Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Të hënën, më 27 Shkurt në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Temë e diskutimit do të jetë plani franko – gjerman/klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share