Temperaturat e mëngjesit mbi 10 gradë në shumicën e qyteteve të vendit

Mëngjes relativisht i ngrohtë dimëror i së dielës në pjesën më të madhe të vendit me temperatura të matura mbi dhjetë gradë në Shkup, Ohër, Manastir, Prilep, Shtip.

Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit me 0 gradë dhe Berovë e Lazaropole me 4 gradë.

Në Kodrën e Diellit, lartësia e mbulesës së borës është 16 centimetra, përcjell KlanM.

Nga DPHM bëjnë të ditur se sot na pret mot i ndryshueshëm i vranët dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e fortë herë pas here nga drejtimi jugor (në disa vende me shpejtësi mbi 60 km/h).

Në orët e pasdites do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore dhe veriore, të cilat do të vazhdojnë dhe zgjerohen gjatë gjithë natës, ndërsa lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima.

Temperatura maksimale do të lëvizë nga 14 deri në 20 gradë, përcjell Klan Macedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share