Një vit lufte në Ukrainë, fëmijët jetojnë në frikë të vazhdueshme

Një vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, fëmijët në kryeqytetin Kiev dhe rrethinë janë mësuar të jetojnë në pragun e normalitetit dhe kërcënimit. Nxënësit e shkollave fillore e dinë protokollin për ikje në strehë, ndërsa ata të shkollave të mesme mësojnë si t’i përdorin armët.

Bombardimet dhe evakuimi janë bërë përditshmëri për mijëra fëmijë në Ukrainë. Drejtori i kësaj shkolle në Irpin rikujton si ka ardhur sulmi i parë, për të cilin dëshmojnë shumë fotografi.

“Këtu filloi sulmi. Këtu ku qëndrojmë ra granata e parë, bëri gropë lart në çati” – tha Ivan Mironoviç Ptashnik.

Një vit më vonë shkolla u rinovua plotësisht. Në rast të alarmit për sulm ajror ose ndërprerje të rrymës, që ndodh shumë shpesh, aktivizohet plani për fshehje.

IVAN MIRONOVIÇ PTASHNIK, DREJTORI I SHKOLLËS NË IRPIN

“Këtu është streha jonë, e rinovuar me ndihmën e UNICEF-it. Ka burim të pavarur të rrymës, gjenerator. Të gjithë fëmijët, me mësuesit, në mënyrë të organizuar zbresin këtu. E dinë saktë ku, në cilën prej dy strehave. Nxënësit e shkollave të mesme në njërën, ata të shkollave fillore në tjetrën.”

Mësimi zhvillohet në klasa, por edhe online, për ata fëmijë që jetojnë më larg.

VOX POP, fëmijë, djal, vajzë …

“Sapo aktivizohet alarmi mësimi ndërpritet, paketohemi, vishemi dhe drejt në bunker. Në strehë. Jemi OK, ndjehemi të sigurtë! Shpresojmë të vazhdojë kështu.”

Nga ana tjetër, nxënësit e shkollave të mesme trajnohen për përdorim të armëve. Në kohën sovjetike gjatë kësaj ore kanë qeshur, por jo më.

“Jetoj në rajonin e Harkivit. Është e tmerrshme kur dëgjohen shpërthimet. Nuk përshkruhet me fjalë. Është sikur vdekja të qëndrojë pranë teje. Me trajnimin si t’i përdor armët kam më shumë mundësi të mbijetoj.”

Që të mos mbipopullohen strehat, nxënësit ndahen në grupe, disa vinë në shkollë, të tjerët mësojnë nga shtëpia. Një pjesë e fëmijëve në fillim të luftës ishin të shpërngulur, në qytete të tjera ose jashtë vendit, por në fillim të vitit shkollor shumica prej tyre u kthyen, të paktën në vendet që nuk janë cak i vahzdueshëm i sulmeve ruse. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share