“KUR PARALAJMËRON DIÇKA, NDODH E KUNDËRTA”
Dy vite e gjysmë, Hristijan Mickoski, politikën e tij e bazonte kryesisht në paralajmërimet se do të bjerë Qeveria dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare – thonë socialdemokratët, sic njofton KlanM, duke shtuar se deklaratat e Mickoskit kanë qenë të rreme dhe duke e ilustruar këtë me pohimin se në fund të shkurtit do të sigurojë 61 deputetë kurse në Maj do të mbahet zgjedhjet e parakohshme.
“Shkurti është duke kaluar kurse s`ka asgjë nga paralajmërimet e Mickoskit. Jo vetëm që nuk ka 61 deputetë për të shpërndarë Kuvendin, por është rritur shumica parlamentare. Mickoski lirisht të shpall kapitullimin, për shkak se gjithcka që paralajmëron, ndodh e kundërta” – tha Darko Kaevski, deputet LSDM.
Socialdemokratët, sic njofton KlanM, ia rikujtojnë Mickoskit deklaratat për nisjen e negociatave me BE-në, sic thonë, kur gënjente për asimilin dhe bullgarizimin. Sipas LSDM-së, njëjtë ka vepruar edhe me krizën energjetike. Andaj, sic thonë nga partia në pushtet, përvec gënjeshtrave, bllokkimeve, populizmit dhe garës për destruktivitet me Apasievin e “Levicës”, Mickoski nuk mund dhe nuk di të ofrojë asgjë tjetër. /KlanMacedonia/