BE: Kosova dhe Serbia të pranojnë planin franko – gjerman

“Marrëveshja me shumë rëndësi për integrimin”

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, pret që Kosova dhe Serbia ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo marrëveshje. Në prag të takimit Kurti-Vuciç që do të mbahet në Bruksel më 27 Shkurt, e cilësoi të rëndësishme marrëveshjen ndërmjet dy vendeve.

“Dua të them se çka do që është e nevojshme të thuhet është thënë nga Lajçak dhe presim që të dyja palët ta pranojnë propozimin evropian dhe të angazhohen në bisedime se si të zbatohet ajo. Është shumë e qartë që ne kemi besuar që marrëveshja është shumë e rëndësishme për integrimin evropian”, tha Tomáš Szunyog.

Këto komente ai i bëri pas nënshkrimit të marrëveshjes IPA 2023. Për takimin e Brukselit refuzoi të flas zv/kryeministri për dialog, Besnik Bislimi.

“Është hera e parë që kemi një program IPA që i dedikohet tërësisht një sektori i cili është i goditur. Është disrespekt për gjithë këtë punë që është bërë po më duket që është e pa denjë të përgjigjem në këtë pyetje”, tha ai.

Pritje të larta për takimin e së hënës ka edhe emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak. Lajçak thotë se ky është takimi i parë ku do të diskutohet propozimi evropian.

Sipas Bashkësisë Ndërkombëtare sikurse Kosova edhe Serbia parimisht i kanë thënë propozimit evropian për normalizim marrëdhëniesh ndërmjet të dyja vendeve.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share