Kliçko: Do të tejkalojmë gjithçka dhe do të fitojmë

Në përvjetorin e fillimit të invazionit rus ndaj Ukrainës, prefekti i Kievit, Vitalij Kliçko sot foli për “vitin tragjik dhe psikologjik rraskapitës”, transmetoi DPA.

“Por, ne po luftojmë, besojmë në vete dhe në vendin tonë. Prandaj do të tejkalojmë gjithçka dhe do të fitojmë”, shkroi ai në kanalin e tij në Telegram, duke dërguar edhe video porosi.

Derisa shumë ukrainas nuk besonin se do të ketë “luftë barbare” nga Rusia, kryeqyteti po përgatitej për sulm të mundshëm, tha ai.

“Vullnetarët të cilët iu bashkuan mbrojtjes territoriale dhe ushtrisë sonë ndihmuan që të mbrohet dhe ruhet kryeqyteti.

Truoat ruse përparuan në paralagjet e Kievit pas fillimit të luftës më 24 shkurt, por nuk arritën larg.

“Kievi është zemra e Ukrainës, Kievi ishte dhe mbetet cak i Rusisë, i rusëve dhe presidentit rus Vlladimir Putin”, deklaroi Kliçko për DPA.

Në të njejtën kohë, ai tha se nuk beson se Rusia mund të ketë sukses në sulmin e ri ndaj kryeqytetit. “Mendoj se Rusia nuk do të fitojë”, vlerësoi Kliçko për DPA-në.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share